Luftimet në Ukrainën lindore ‘intensifikohen’ në të paktën tre zona

16/07/2023 21:32

Luftimet në Ukrainën lindore janë “intensifikuar disi” pasi forcat ukrainase dhe ruse përleshen në të paktën tre zona në frontin lindor, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes ukrainase.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar tha në Telegram të dielën se forcat ruse kanë sulmuar në drejtim të Kupyansk në rajonin e Kharkiv për dy ditë radhazi.

“Ne jemi në mbrojtje”- ka shkruar ajo, duke shtuar se: “Ka beteja të ashpra, pozicionet e të dyja palëve ndryshojnë dinamikisht disa herë në ditë”. 

Maliar tha gjithashtu se të dy ushtritë po luftonin rreth qytetit të rrënuar të Bakhmutit, por se forcat ukrainase “po lëviznin gradualisht përpara” përgjatë krahut të tij jugor. Ajo shtoi se trupat e Kievit po mbronin gjithashtu sulmet ruse pranë Avdiivka dhe Maryinka.

Kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar ka bërë disa përfitime në lindje dhe jug.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një intervistë me televizionin shtetëror, një pjesë e së cilës u publikua të dielën, se kundërofensiva e Ukrainës “nuk kishte sukses” dhe se përpjekjet për të thyer mbrojtjen ruse kishin dështuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA