“Gjiganti” turk fiton garën me rivalët, siguron portierin që shkëlqeu në Katar

16/07/2023 18:10

Dominik Livakovic do të vazhdojë karrierën në Turqi. Portieri i Dinamo Zagreb dhe kombëtares së Kroacisë, do të jetë “gardiani” i ri i Fenerbahces, që fitoi garën me Villarealin dhe Fiorentinën.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli do të paguajnë klauzolën 10 milionë euro. Akordi me homologët kroatë është arritur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i blerjes së 28-vjeçarit nga Zadari.

Livakovic shkëlqeu me kombëtaren kroate në Botërorin Katar 2022, duke ndihmuar me pritjet e tij skuadrën e Dalic të fitonte medaljen e bronztë.

Kjo do të jetë aventura e parë jashtë Kroacisë për portierin, i cili shpreson të ndihmojë një nga skuadrat më të dashura në Turqi në rikthimin te titulli kampion pas 10 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA