Lionel Messi është gati për të nisur një eksperiencë të re larg Europës, në kampionatin amerikan MLS, me Inter Miami.
Pas zyrtarizimit te Inter Miami, me të cilin ka firmosur deri në 2025-ën, Messi ka folur për tifozët e skuadrës së tij të re, ndërsa është shprehur i emocionuar për eksperiencën që e pret.
“Jam shumë i emocionuar për të filluar këtë kapitull të ri të karrierës sime. Mendoj se është një mundësi fantastike, mezi pres të filloj. Kjo është një mundësi fantastike dhe së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë këtë projekt të bukur. Ideja është të punojmë së bashku për të arritur objektivat që kemi vendosur dhe unë jam shumë i etur të filloj të ndihmoj këtu në shtëpinë time të re”, tha kampioni i botës me Argjentinën./ SuperSport
Top Channel