Novak Djokovicit iu desh të përulej para talentit spanjoll, Carlos Alcaraz në finalen e Wimbledonit, duke humbur mundësinë për të fituar titullin e pestë radhazi në turnen me prestigjioz të tenisit.
Përballja mes serbit dhe spanjollit zgjati gati pesë orë dhe në fund, numri dy në botë komplimentoi kundërshtarin fitues:
“Nuk është një pasdite e mirë për mua, duhet ta përgëzoj Carlosin për cilësinë në shërbim. Ia dole me goditje fituese për ta mbyllur finalen. Mendova se mund të kishe probleme, por urime për mënyrën sesi u përshtate. E mahnitshme ajo që bëtë në Queens, pavarësisht mungesës së përvojës, urime!”
“Nuk është kurrë mirë të humbasësh ndeshje si këto. Kur emocionet të jenë larguar, do të jem mirënjohës, sepse në të kaluarën kam fituar finale shumë të luftuara.
Më kujtohet finalja e vitit 2019. Mund ta kisha humbur, atë dhe finale të tjera. Tani jam barazuar (qesh)”, komentoi Djokovic.
“Nole” nuk kursehet me komplimente për Alcaraz:
“Sot nuk jam aq krenar, është e vështirë ta gëlltisësh humbjes kur je kaq afër fitores. Por ne punojmë çdo ditë për këtë, për skenat e mëdha. Sot nuk kam fituar, por kam humbur ndaj një lojtari të madh si Alcaraz, të cilin e përgëzoj”.
Duke parë nga tribuna, ai foli për djalin dhe bashkëshorten e tij, duke mos i përmbajtur lotët:
“Më vjen mirë të shoh djalin tim duke buzëqeshur, duke e parë atë ende këtu. Faleminderit që më mbështetni, do të jetë mirë të përqafojmë njëri-tjetrin.”
Top Channel