Rikthimi i Neuer, Tuchel jep lajmin se kur mund të luajë: Bundesliga dhe Superkupa janë afër!

15/07/2023 21:23

Për trajnerin e Bayern Munich, Thomas Tuchel, Manuel Neuer duhet të shikohet nga dita në ditë se sa është në gjendje të luajë pas rikthimit.

Në konferencën e dhënë së fundmi për shtyp, tekniku gjerman theksoi se Superkupa dhe Bundesliga janë shumë pranë, dhe për Tuchel vështirë se portieri do mund të ketë gati për fillimet e tyre.

“Ai thjesht duhet të vlerësohet ditë pas dite, javë pas jave. Pastaj do të dimë më shumë. Megjithatë, mendoj se Superkupa dhe fillimi i Bundesligës ndoshta do të arrijë shumë herët për ta parë atë përsëri në fushë. Stërvitja me ekipin do të fillojë në gusht dhe më pas do të shohim se si do të shkojë”, deklaroi Thomas Tuchel.

37-vjeçari, Neuer nuk ka luajtur më që nga 1 dhjetori, gjatë Kupës së Botës, në ndeshjen kundër Kosta Rikës. Disa ditë më vonë ai do theu këmbën duke bërë ski dhe nuk mundi të rikthehej në fushën e gjelbër për të luajtur sërish, deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA