Kandidati presidencial demokrat në SHBA, Robert F. Kennedy Jr. ka vijuar dje me një teori të padëgjuar për pandeminë COVID-19 duke thënë në një event privat në New York se mikrobi ishte një bio-armë e inxhenieruar dhe bënte dallime mes etnive duke mos prekur kinezët dhe hebrejtë Ashkenazi.
Kennedy lëshoi idenë e tij gjatë një sesioni me pyetje e përgjigje teksa darkonte në një ambjent të relaksuar në restorantin Tony’s Di Napoli në New York.
Nipi i ish-presidentit të vrarë John F. Kennedy, ishte regjistruar të thoshte: “COVID-19 thonë se ishte i shënjestruar nga ana etnike dhe sulmon në mënyrë të veçantë raca të ndryshme njerëzore”.
Kennedy shtonte se “COVID-19 është inxhinieruar për të sulmuar racën e bardhë kaukaziane si dhe njerëzit me ngjyrë. Njerëzit që kanë më shumë imunitet ndaj tij janë hebrejtë ashkenazi dhe kinezët”.
Kennedy, i njohur dhe më parë për retorikë anti-vaksina dhe teori të tjera antagoniste ndaj narrativës zyrtare të pandemisë, shtonte: “Nuk e dimë nëse kjo është bërë qëllimisht por ka dokumente që tregojnë për diferencim racor e etnik në pasojat e sëmundjes”.
Kennedy ka bërë akuzat e tij për abuzimet e zyrtarëve të pandemisë në SHBA, në librin e tij me titull “Cili është Anthony Fauci, Bill Gates, farmaceutika dhe lufta ndaj demokracisë”.
Mediat konservatore amerikane shkruanin më tej se gjatë darkës me ‘linguini dhe salcë midhjesh’, 69 vjeçari Kennedy paralajmëronte për të tjera armë biologjike që përgatiteshin kundër njerëzimit, sipas tij me “50% mundësi infektimi” shumë të rënda se ajo që kaluam.
“Ne e dimë se kinezët po punojnë për krijimin e armëve etnike biologjike. Ata po mbledhin ADN ruse, e kineze për të mundur të shënjestrojnë njerëzit nga racat e tyre”.
Mes agjencive amerikane të inteligjencës, besohet se COVID-19 ishte një virus i inxhinieruar nga njeriu, i dalë nga një bio-laborator në Vuhan të Kinës.
Por nuk është përmendur më parë që të mund të shënjestroheshin etni të ndryshme edhe pse Kennedy nuk ofronte prova për pretendimet e tij.
Komentet e Kennedy duket se janë në linjën e retorikës anti-semite që fajëson hebrejtë e lartë për përhapjen e corona-virusit, ide që nisën të përhapeshin online pak pas nisjes së sëmundjes.
Edhe një studim i vitit 2020 i Universitetit të Oxford zbulonte se një e katërta e britanikëve besonin se hebrej të lartë kishin krijuar koronavirusin për përfitime financiare apo qëllime të tjera më të mbrapshta.
“Jo, nuk kam prova se ishte krijuar me dizajn apo ishte bio-terrorizëm ndaj grupeve të caktuara,” tha për NewYorkPost, Dr. Monica Gandhi, profesorë mjekësie në Universitetin e California, San Francisco, kritike e vjetër e mbylljeve të shkollave e dyqaneve si masë për kufizimin e sëmundjes.
Grupet hebreje kritikonin komentet.
Kennedy është biri i ish-prokurorit të përgjithshëm të SHBA, Robert Kennedy dhe nip i ish Presidenit Kennedy, te dy te vrare, është një nga aktivistët më të zëshëm kundër vaksinave.
Fushata e tij presidenciale po tërheq elementë të pakënaqur nga të dyja anët e spektrit të politikës, si një alternativë ndaj kandidatëve të rrymës së përgjithshme.
Top Channel