“Nuk luan dot titullar”, trajneri i Bayernit trishton Sadio Mane

15/07/2023 18:50

Sadio Mane nuk ia ka dalë të mbushë pritshmëritë te Bayern Munchen.

Kampionët e Gjermanisë e kanë nxjerrë në shitje sulmuesin senegalez. Vetëm një vit pasi e siguruan nga Liverpooli për 42 milionë euro.

Drejtuesit e Bayernit janë të gatshëm të lejojnë largimin e 31-vjeçarit për 20 milionë euro. Al-Nassr e do në Arabinë Saudite, por merkato e klubit të Cristiano Ronaldos është e bllokuar nga FIFA për momentin.

Gjithsesi, menaxheri i lojtarit afrikan vazhdon bisedimet me drejtuesit e klubit saudit. Rreth largimit të Sadio Mane ka folur edhe Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munchen.

I cili flet troç rreth kësaj çështjeje, duke konfirmuar në një farë mënyrë largimin e ish-yllit të Liverpoolit.

“Sadio nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Konkurrenca te Bayerni është ekstremisht e madhe. Ai nuk e ka të lehtë për të fituar një fanellë titullari.

Lojtari e di këtë gjë, a e di mendimin tim, gjithashtu di edhe çfarë mendojnë drejtuesit”, deklaroi trajneri i rekordmenëve të futbollit gjerman./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA