Luajti për dy sezone me Shkupin, “Komitët” dhunojnë Brdarovski-n në stërvitje

15/07/2023 22:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku mësohet se Vladica Brdarovski është sulmuar nga tifozët ndërsa ndodhej në stërvitje.

Mediet maqedonase raportojnë se Brdarovski ishte duke zhvilluar seancën stërvitore me ekipin e Vardarit, skuadër që këtë sezon do të luajë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, është sulmuar nga tifo-grupi i kësaj skuadre “Komitët”.

Raportohet se kryesori i tifozëve është futur në stërvitjen e futbollistëve të Vardarit dhe ka goditur Brdarovskin dhe shkak për këtë është bëtë fakti që mbrojtësi në vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Shkupit./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA