Liderët e Azerbaixhanit e Armenisë vijnë për bisedime paqeje të mbajtura nga BE (fotot)

15/07/2023 19:09

Kreu i Këshillit Evropian Charles Michel, mirëpriti sot presidentin e Azerbaixhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan për bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Brukseli.

Diskutimet tentojnë të gjejnë një zgjidhje për tensionet e rindezura në rajonin e populluar me armenë të Karabak, teksa Azerbaixhani ka mbyllur kalimin kryesor që lidh ate me Armeninë.

Kreu i KE Charles Michel po ndërmjetëson diskutimet në gjetjen e zgjidhjes për konfliktin e gjatë e të përgjakur mes dy vendeve fqinje.

Mes akuzave të ndërsjellta, ushtria azere thotë se forcat separatiste armene në Karabak kanë përdorur sisteme GPS që kanë ndërhyrë me fluturimet e avionëve të pasagjerëve.

Pretendimet janë refuzuar nga rebelët në Karabakh që i kanë quajtur “gënjeshtra.”

Dje rreth 6,000 njerëz protestuan në Karabak duke kërkuar rihapjen e korridorit të mbyllur të Lachin, teksa agjencitë paralajmërojnë për krizë humanitare nga izolimi.

Karabaku është në qendër të një konflikti të bartur prej dekadash  mes dy vende që kanë luftuar disa herë për çështjen.

Në mbylljen e konfliktit të fundit në 2020, Armenia hoqi dorë nga shumë territore që kontrollonte prej dekadash dhe Rusia dislokoi forca paqeruajtëse për gjatë kalimit pesë kilometra Lachin.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA