Një nga transferimet e Inter në këtë merkato verore ishte Davide Fratessi që kaloi në Milanon zikaltër nga Sassuolo.
I cilësuar si një nga talentet italianë më të spikatur sa i takon repartit të mesfushës, Fratessi u konsiderua shpejt si pasuesi ideal i Marcelo Brozovic që u largua për në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Nassr.
Megjithatë, është ish-drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi i cili i jep një mesazh trajnerit Simone Inzaghi duke u shprehur se pasuesi i kroatit në fushës është Kristjan Asllani dhe jo Fratessi.
“Fratessi është një mesfushor i zoti, bashkë me Barellën prezantojnë futbollin e bukur të Italisë. Janë lojtarë të cilët çdo trajnerë i pranon me kënaqësi në organikë, bëhet fjalë për një futbollist të brezit të ri.
Top Channel