Gjashtë të rinj gjermanë arrestohen për përdhunimin e turistes bashkëkombase në Spanjë (fotot)

15/07/2023 16:07

Gashtë turistë gjermanë janë arrestuar dje në Mallorca të Spanjës të akuzuar për përdhunim të një 18 vjeçareje.

Sulmi besohet se ka ndodhur në një dhomë hoteli në rezortin e njohur Playa de Palma mbrëmjen e të premtes.

Pesë nga të dyshuarit u arrestuan disa orë pas sulmit të supozuar, ndërsa i gjashti një ditë më vonë pas largimit nga vendngjarja, njoftonte policia.

Të gjithë djemtë ishin të moshës 20 deri në 21 vjeç dhe po mbahen në polici, ndërsa sot pritej të dilnin para gjyqit.

Akuzuesja, gjithashtu pushuese gjermane, tha në denoncimin e saj se ishte në bulevardin e plazhit Playa de Palma që frekuentohet shumë nga gjermanët, ku ishte njohur me një nga të dyshuarit.

Ajo tha se kishte shkuar në dhomën e tij të hotelit, ku ishin pesë djem të tjerë, duke pirë.

Ajo thotë se kur kishte tentuar të largohej, ata e kishin ndaluar dhe më pas e sulmuan seksualisht.

Vajza kishte arritur të largohej dhe kishte dhënë alarmin te recepsionisti i hotelit, i cili kishte telefonuar policinë.

Pesë nga të dyshuarit ishin në dhomën e hotelit kur mbërriti policia.

Përdhunimi në grup konsiderohet krim në rrethana të rënduara në Spanjë dhe dënohet deri në 15 vjet burg.

Të akuzuarit kanë sinjalizuar se do të deklarohet të pafajshëm.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA