Momente paniku në familjen Icardi, aty ku prej të mërkurës së kaluar bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e sulmuesit, Wanda Nara është shtruar në spital.
Vajza e spektakleve në Argjentinë kishte shfaqur probleme në abdominale dhe pas disa analizave është vënë re se diçka nuk shkon me qelizat e bardha të gjakut.
Sipas mediave argjentinase, Wanda rrezikon një sëmundje si leuçemia, megjithatë duhet pritur ende për të përfunduar të gjithë cikklin e vizitave mjekësore. Për momentin asnjë nga familja apo vetë Mauro Icardi nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të Wandas.
Vetë agjentja prej disa kohësh nuk është aktive në rrjetet sociale dhe diçka e tillë ka ngritur edhe më shumë dyshimet se Wanda dhe familja po kalojnë një moment të vështira.
Top Channel