Burri që i bleu gruas fustanin e famshëm ‘ngjyrë-ndryshues’ akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj saj (fotot)

15/07/2023 15:17

Një burrë që më parë u bë i famshëm në internet për një fustan që i kishte blerë bashkëshortes që duket se ndryshonte ngjyrë, tashmë akuzohet për tentativën e vrasjes së saj në Britani.

38 vjeçari Keir Johnston, doi dje në gjykatën e Glasgow në Skoci, i akuzuar për një fushatë të zgjatur dhune shtëpiake dhe kontrolli të dhunshëm.

Ai akuzohet për disa sulme ndaj gruas në shtëpinë e tyre para se ta kishte kërcënuar me thikë dhe të tentonte ta mbyste.

Çifti nga ishujt Colonsay ishin në faqen e gazetave vendase për dasmën e tyre në 2015, teksa një fustan i veshur nga nëna e nuses hapi debatin nëse ngjyrat e ti ishin ‘e zezë me blu’ apo ‘e bardhë me ngjyrë të florinjtë’.

Çifti më pas ishin shfaqur në një program televiziv ku fituan një çmim $10,000 dhe një udhëtim falas në Grenada, pasi u zbulua se fustani i famshëm ishte në fakt ngjyrë blu e të zezë.

Por tashmë Johnston akuzohet se në një fushatë të disa viteve ka përplasur gruan nëmur, e ka shtrënguar nga fyti dhe e ka kërcëuar ta vriste duke i drejtuar një thikë.

Prokurorët thonë se marredhënia e çiftit ishte përkeqësuar në një seri sulmesh fizike deri në mars 2022 kur ai kishte ndodhur tentativa e supozuar e vrasjes.

Por Johnston mohon akuzat ndaj tij suke thënë se bashkëshortja kërkon të hakmerret për sjelljen e saj posesive e neglizhente me akuza të rreme.

Gjyqi vazhdon në seancën e radhës në janar.

FOTO GALERI
1/3
38 vjeçari Keir Johnston, doi dje në gjykatën e Glasgow në Skoci, i akuzuar për një fushatë të zgjatur dhune shtëpiake

Top Channel