Taulant Balla në këto 10 vite qeverisje të PS-së, ka qenë prezent në Presidencë gjatë betimit të pothuajse të gjithë ministrave socialist.

Të shtunën e 15 Korrikut, ai ngjiti shkallët e presidencës kësaj herë për tu betuar vetë si ministër i Punëve të Brendshme.

Ky ishte momenti kur Taulant Balla vendosi dorën mbi kushtetutë duke u betuar për t’i qëndruar besnik.

E më pas plot urime vetë presidenti Bajram Begaj, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla, nënkryetarja e kuvendit Ermonela Felaj, ministria Milva Ekonomi, Nasip Naço kryetar i komisionit parlamentar si dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë.

Ora 11:40 e gjeti Bledi Çuçin në derën e ministrisë të cilën e drejtoi për më shumë se dy vite e gjysmë, për t’i rezervuar një pritje më shumë se miqësore pasardhësit Taulant Balla.

Krahas stafit të ngushtë me të cilët ka punuar si kryetar i grupit parlamentar socialist, marrjes së detyrës në këtë ministri iu bashkua edhe djali Robin.

Taulant Balla u takua me kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit me të cilët duhet të realizojë pritshmëri të shumta.

Duke nisur nga ato të zbardhjes të shumë ngjarjeve kriminale të rënda, përfshi sulmin terrorist mbi Top Channel në 27 Mars të këtij viti.

Sikurse goditja e grupeve kriminale të reja e të vjetra aktive në të gjitha qytetet e vendit e me një shkallë sofistikimi në rritje.

Gjatë të gjithë karrierës së tij politike Taulant Balla është një prej figurave më të atakuara politikisht të PS prej opozitës e posaçërisht prej Sali Berishës.
Taulant Balla në këto 10 vite qeverisje të PS, është ministri i pestë pas Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Sandër Lleshajt dhe Bledi Çuçit të cilit i besohet drejtimi një prej ministrive më delikate nga ku pritshmëritë e qytetarëve për shumë rend e siguri publike, krahas atyre të kryeministrit Edi Rama, janë tejet të larta.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA