Qytetarët e Vlorës kanë zgjedhur të kalojnë këtë të premte në bregdet me temperatuart e larta dhe diellin përvëlues.

Përveç vlonjatëve, të shumtë janë edhe qytetarë të tjerë të cilët kanë zgjedhur të udhëtojnë për në Vlorë, duke shkaktuar “lumë” makinash dhe trafik.

Të tjerë qytetarë shihen pranë burimeve të ujit duke pirë ujë apo duke mbushur shishe për të shmangur vapën. Kujdes i veçantë kërkohet këto ditë pasi i nxehti afrikan ka përfshirë të gjithë vendin tonë.

Temperaturat më të larta janë shënuar në Elbasan dhe në Berat me 41 gradë Celsius. Tirana, Fieri, Lushnja, Përmeti, Tepelena me temperatura 40 gradë Celsius. Kukësi dhe Hasi shënojnë 40 gradë Celsius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA