Në pamje shihen momentet shokuese kur ai që besohet si gjarpri më i madh në SHBA kapet nga zyrtarët pyjorë në Florida.
Në videon nga rezervati ‘Big Cypress’ në Florida, gjuetari profesionist Jake Waleri, shihet që kap nga qafa pitonin 70 kg, i cili tenton ta kafshojë me nofullat e hapua.
Waleri përleshet me pitonin që është i gjatë sa një xhirafë e rritur, teksa dëshmitarët që shikojnë shtangen duke thënë: ‘Oh Zot! Le të largohemi.’
Një tjetër dëgjohet që pyet: “A ke izolant me vete, e di që ti mban izolant”, para se ata të mundin gjarprin femër dhe t’i lidhin nofullat me ngjitësen e sigurisë.
Në Florida lejohet kapja dhe vrasja e pitonëve gjigantë, të cilët nuk kanë predatorë natyralë.
Pitoni i kapur ishte më i gjati i regjistruar ndonjëherë në SHBA, disa centimetra më i gjatë se ai që mbante rekordin e mëparshëm, gjithashtu i kapur në Florida.
Pitont e tipit ‘Burmez’ janë speciet më të gjata në botë dhe janë sjellë nga jashtë në SHBA.
Ata raportohet se janë kthyer në një problem në Florida, ku ushqehen me kafshët vendase si rakunë, lundërsa, shqarthe, madje dhe drerë ose aligatorë të vegjël.
Top Channel