Dhe këtë sezon turistik duket se Ujësjellësi i Lezhës ka dështuar sërish me zonën e Kunes.
Që prej ditës së diel kjo zonë po vuan mungesën e ujit ashtu si çdo vit turistik.
Prej ditësh tashmë bizneset po furnizohen me bota uji dhe po punojnë me cisterna. Prej vitesh ky është kthyer një problem për zonën e Kunes që nuk furnizohet më uji dhe ende nuk është menduar një zgjidhje për këtë problem i cili ndodh në mes të sezonit turistik.
Në këtë periudhë gjithashtu vendi ynë po përjeton valë të nxehti, me temperatura që shënojnë 40 gradë. Sipas meterologes Lajda Porja, kjo valë e të nxehtit pritet të zgjasë për të paktën 3 javë.
Edhe Lezha është një nga qytetet i cili është prekur nga temperaturat e larta por jo ekstreme.
Qytetet më të nxehta janë regjistruar Elbasani dhe Berati me temperatura 41 gradë Celsius. Tirana, Fieri, Lushnja, Përmeti, Tepelena me temperatura 40 gradë Celsius. Nuk mbetet pas as Kukësi apo Hasi, me termometrin që do të shënojë 40 gradë Celsius.
Top Channel