Temperatuat e larta si pasojë e të nxehtit afrikan kanë pushtuar vendin tonë, një ndër këto qytete edhe Shkodrën.

Rrugët e qytetit duken të zbrazëta, me qytetarët që kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi apo të mos ekspozohen ndaj rezeve të diell. Disa prej tyre, duke mos pasur mundësi të qëndrojnë në shtëpi, zgjedhin të mbajnë çadra kundra diellit.

Të moshuarit dhe prindërit me fëmijët e tyre kanë zgjedhur parqet e Shkodrës për të kaluar një pjesë të ditës.

Qytetet me te nxehta janë regjistruar Elbasani dhe Berati me temperatura 41 gradë C dhe Tirana, Fieri, Lushnja, Përmeti, Tepelena me temperatura 40 gradë Celsius. Nuk mbetet pas as Kukësi apo Hasi, me termometrin që do të shënojë 40 gradë Celsius.

Sipas meterologes Lajda Porja, kjo valë e të nxehtit pritet të qëndrojë për të paktën 3 javë. Gjithashtu drejt plazheve sot ka fluks makinash.

Temperatura ekstreme janë shënuar në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, me temperatura mesatarisht 45 gradë Celsius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA