Temperaturat në vendin tonë kanë i kanë kaluar 40 gradët ditëve të fundit.
Shumë qytetarë kanë preferuar të mbrohen disi nga dielli me syze, çadra, kapele por edhe të freskohen në shatërvanët që ndodhen në sheshin “Skënderbej”.
Në mënyra të ndryshme ata janë munduar të përballojnë disi të nxehtin de të mbrohen nga rrezet e diellit.
Sipas meterologes Lajda Porja, vala e të nxehtit afrikan pritet të zgjasë për të paktën 3 javë në të gjithë vendin tonë, ndërsa ka prekur edhe vende si Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut me temperatura 45 gradë Celsius.
Qytetet më të nxehta janë regjistruar Elbasani dhe Berati. Me 40 gradë Celsius është shënuar edhe Fieri, Përmeti dhe Tepelena. Në Kukës dhe Has temperaturat janë 40 gradë.
Top Channel