Kryeministri Edi Rama është larguar në momentin që Sali Berisha ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit.

Sot mbahet seancë e posaçme në Kuvend për heqjen e mandatit të ish zv. kryeministrit, Arben Ahmetaj, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK i kërkoi disa ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë PS pranoi kërkesën e opozitës që seanca të zhvillohej sot.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA