Qytetarët në kërkim të hijes/ Në Lushnjë termometri shënon 40 gradë
14/07/2023 11:40
Temperaturat e larta në Lushnjë kanë bërë që qytetarët të jenë në kërkim të hijes, pasi rrezet e diellit janë tepër të forta dhe përvëluese.
Edhe në Lushnjë, rrugët janë përgjithësisht të zbrazëta, ndërsa ata që kanë zgjedhur të dalin janë me shishe uji në duar apo me çadra për të shmangur vapën përvëluese.
Sipas meterologes Lajda Porja, vala e të nxehtit afrikan pritet të zgjasë për të paktën 3 javë në të gjithë vendin tonë, ndërsa ka prekur edhe vende si Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut me temperatura 45 gradë Celsius.
Qytetet më të nxehta janë regjistruar Elbasani dhe Berati. Me 40 gradë Celsius është shënuar edhe Fieri, Përmeti dhe Tepelena. Në Kukës dhe Has temperaturat janë 40 gradë.
Top Channel