Autori i cili ekzekutoi bashkëatdhetarin e tij në Selanik me tre plumba ditën e djeshme, është identifikuar dhe gjithashtu është publikuar një foto e tij, ndërsa emri nuk dihet ende.
Policia greke është vënë në kërkim të ekzekutorit të Shpëtim Bajramit, 50-vjeç. Ai ka qenë më parë i burgosur për drogë.
Sipas të dhënave të dy personat njiheshin prej kohësh me njëri-tjetrin dhe merreshin me trafik heroine dhe kanabisi nga Elbasani në Selanik.
Sipas policisë greke viktima ka qenë korrier i drogës, që ia sillte ekzekutorit. Ai hynte e dilte shpesh në Shqipëri. Zakonisht përdorte doganën e Qaf Thanës për të hyrë në Shqipëri dhe dilte nga Kapshtica. Për herë të fundit ka hyrë në Greqi vetëm pak orë para se të vritej.
Dëshmitarë okularë i kanë thënë policisë që debati mes tij dhe autorit ka qenë lidhur me një sasi lekësh të cilën autori nuk ja kishte dhënë viktimës për një punë të kryer për të cilën viktima kishte qenë korrekt dhe priste të paguhej.
Policia greke thotë se autori ka qenë me precedent penalë ndërsa mjeti është në pronësi të bashkëjetueses së tij, edhe kjo nga Elbasani.
Top Channel