Nxehtë edhe në Gjirokastër, qytetarët përballojnë temperaturat e larta
14/07/2023 12:53
Edhe qyteti i Gjirokastrës është përfshirë nga temperatura të larta, si pasojë e të nxehtit afrikan.
Por qytetarët gjithsesi i kanë mbushur rrugët e ditës së sotme, duke përballuar më mirë të nxehtin.
Disa shihen me çadra dhe disa me shishe uji, për t’u hidratuar dhe për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit.
Sipas meterologes Lajda Porja, vala e të nxehtit afrikan pritet të zgjasë për të paktën 3 javë në të gjithë vendin tonë, ndërsa ka prekur edhe vende si Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut me temperatura 45 gradë Celsius.
Qytetet më të nxehta janë regjistruar Elbasani dhe Berati.
Top Channel