Në rrugët e Lezhës ka më shumë lëvizje automjetesh se këmbësorë për shkak të temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin tonë.
Të paktë janë ata që kanë zgjedhur të dalin, për të mos përjetuar vapën përvëluese, e cila pritet të zgjasë për të paktën tre javë. Gjithashtu shpresohet që temperaturat mos të rriten edhe më shumë.
Qytetet më të nxehta janë regjistruar Elbasani dhe Berati me temperatura 41 gradë Celsius. Tirana, Fieri, Lushnja, Përmeti, Tepelena me temperatura 40 gradë Celsius. Nuk mbetet pas as Kukësi apo Hasi, me termometrin që do të shënojë 40 gradë Celsius.
I nxehti Afrikan me epiqendër në Jug të Italisë ka sjellë të nxehtë ekstrem në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, me temperatura mesatarisht 45 gradë Celsius.
Top Channel