Tani që kuvendi i hapi rrugë SPAK-ut për t’i patur duart e lira me kërkesën në gjykatë që synon arrestimin e Arben Ahmetaj, e vetmja gjë që mbetet mister është vendndodhja e tij.
Me orët që ecin në disfavor të Ahmetajt, avokati konfirmon largimin nga Shqipëria.
Avokati: Ai gjendet pranë familjes së tij, në Angli, do të kthehet kur të ketë liri, kur të ketë liri.
54-vjeçari , që ishte në majat e pushtetit deri verën e kaluar , dyshohet se përfitoi gati 491 mijë euro në aferën e inceneratorëve. Pas votimit në parlament dhe dorëzimit të shkresës në SPAK, sipas ligjit, dy prokurorët Altin Dumani dhe Enkelejda Millonai do ia lënë kërkesën për arrest dhe kontroll banese gjyqtarit të hetimit paraprak Erjon Bani, i cili sipas parashikimeve do të mbajë të njëjtin qëndrim si akuza
Me një urdhër ekzekutimi, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policia e Shtetit duhet të paraqiten në banesën zyrtare të Ahmetajt, pavarësisht se mbrojtësit e tij këmbëngulin se është jashtë vendit. Në kushtet e mungesës të të dyshuarit, banesa kontrollohet në prani të të afërmve dhe një personi të autorizuar sikurse mund të jetë dhe avokati.
Por ç’është me e rëndësishmja , mungesa e ish-zyrtarit sjell sipas ligjit dhe shpalljen e tij në kërkim kombëtar që zgjat që pasi humbi në Këshill të Mandateve dhe në Parlament, ka filluar të shkruajë mesazhet e tij jo vetëm për votuesit.
Kuvendi votoi me 117 vota pro heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish. zv. Kryeministrit, pas kërkesës së SPAK.
Ky ishte hapi i fundit që i takonte Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi do njoftojë SPAK për vendimmarrjen dhe më pas do bëhet botimi në Fletoren Zyrtare.
Më pas SPAK do të marrë leje në Gjykatë për të vijuar me arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt, i cili nuk ndodhet në Shqipëri. Tashmë gjithçka tjetër mbetet në dorën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Ish-zv.kryeministri është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, informacion i konfirmuar nga avokatët e Ahmetajt, të cilët thanë se është larguar për arsye personale.
SPAK deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish-ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion.
Top Channel