India kërkon të bëhet vendi i parë në botë që arrin skajin jugor të Hënës, i cili thuajse mbetet i paeksploruar, e për këtë arsye, po përgatitet të nisë misionin e saj të tretë drejt satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Anija Chandrayaan-3 u ngrit me sukses nga qendra hapësinore Sriharikota. Sipas zyrtarëve vendas, ajo do të mbërrijë në Hënë në datat 23 dhe 24 gusht.

Nëse misioni do të ketë sukses, India do të jetë vetëm vendi i katërt që do të arrijë një zbarkim të kontrolluar në Hënë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës.

Çandrajan 3 niset 13 vjet pas misionit të parë të Indisë në Hënë në vitin 2008, që kreu “kërkimin e parë dhe më të detajuar të ujit në sipërfaqen hënore dhe zbuloi se Hëna ka një atmosferë gjatë ditës”. Çandrajan 2 u nis korrikun e 2019, por ishte vetëm pjesërisht i suksesshëm. Pjesë të tij vazhdojnë të qarkullojnë dhe studiojnë Hënën edhe sot.

Megjithatë, anija nuk ia doli dot atëherë të kontrollonte dhe u rrëzua gjatë zbritjes për shkak të “një defekti të minutës së fundit në sistemin e frenimit. Ekspertët vendas i studiuan me kujdes të dhënat nga ajo përplasje dhe kryen disa simulime radhazi për t’i rregulluar defektet.

Chandrayaan-3, që peshon 3.900 kilogramë dhe kushton 6.1 miliardë rupi apo 75 milionë dollarë ka “të njëjtat synime” si misioni paraprak: të sigurojë një ulje të kontrolluar në sipërfaqen e Hënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA