I nxehti përvëlues ka pushtuar vendin tonë, si pasojë e valës afrikane. 

Qytetet më të nxehta janë regjistruar Elbasani dhe Berati me temperatura 41 gradë Celsius.

Tirana, Fieri, Lushnja, Përmeti, Tepelena me temperatura 40 gradë Celsius. Nuk mbetet pas as Kukësi apo Hasi, me termometrin që do të shënojë 40 gradë Celsius.

Sipas meterologes Lajda Porja, kjo valë e të nxehtit pritet të zgjasë për të paktën 3 javë.

Disa nga qytetarët kanë zgjedhur të udhëtojnë për në plazh duke shkaktuar lumë makinash në akset rrugore. Disa të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi, duke mos u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Edhe ata që kanë zgjedhur të dalin në rrugët e qyteteve shihen me çadra, kapele, shishe me ujë apo lëvizin në kërkim të hijeve për t’u mbrojtur nga i nxehti.

I nxehti Afrikan me epiqendër në Jug të Italisë ka sjellë të nxehtë ekstrem në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, me temperatura mesatarisht 45 gradë Celsius.

Elbasan

 

 Shkodër

 

 Fier

 

Lushnjë

 

Vlorë

 

Tirana

 

Durrës

 

Gjirokastër

 

 

Lezhë

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA