Tifozët e Bayern Munchen presin arritjen e marrëveshjes për Harry Kane, ndërkohë që drejtuesit bavarezë kanë siguruar një tjetër përforcim nga Premier League.
Bëhet fjalë për Kyle Walker, anësorin e djathtë të Manchester City, i cili ka vendosur të nisë një aventurë të re pas 6 sezoneve në “Etihad”.
33-vjeçari, i cili mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes, ka arritur akordin me Bayern Munchen. Ndërkohë që rekordmenët e futbollit gjerman duhet të bindin Manchester City me ofertën e tyre.
Fituesit e Tripletës në edicionin e fundit, kërkojnë 15 milionë paund për të lënë të lirë mbrojtësin e kombëtares angleze (76 ndeshje). Shumë që Bayerni nuk e ka aspak problem ta paguajë. Walker fitoi 12 trofe kampionë me skuadrën e Pep Guardiolës.
Ai numëron 254 ndeshje dhe 5 tituj kampionë, teksa në sezonin e fundit shijoi edhe trofeun e Champions League. Tani pret marrëveshjen mes dy klubeve për të nisur një etapë të re të karrierës. Në Gjermani te Bayern Munchen.
Aty ku trajneri Thomas Tuchel është gati t’i dhurojë një fanellë titullari dhe një post të rëndësishëm në skuadër. Walker do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Bayernin. Me opsionin për një tjetër vit: deri në verën e vitit 2026. /Supersport
Top Channel