
23/02 22:38
Elina Xhengo është kurorëzuar kampione evropiane në hedhjen e shtizës për femra vitin e kaluar në Mynih, në kategorinë U-20 dhe në Talin në vitin 2021 dhe tani po kërkon një tjetër medalje të artë në Europianin U-23, në Espoo të Finlandës.
Atletja 21-vjeçare me origjinë shqiptare (nga Korça) e nis fushatën e saj në Europianin U-23.
Xhengo merr pjesë në grupin e parë kualifikues (12:10 me orën greke) dhe me rekordin e këtij viti 63.65 m ajo ka performancën më të mirë nga 19 garueset. Kufiri i kualifikimit për finalen e së dielës është 56.50 m.
Top Channel