Dy administratorë të dy subjekteve në plazhin Sektorin Rinia të Durrësit pasi kishin zënë hapësirën në plazh me çadra dhe shezlongë pa autorizim.
Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar 183 shezlongë dhe çadra që ishin vendosur pa autorizim, ku nisi hetimi për 35-vjeçarin E. B., dhe 46-vjeçarin F. Gj.
35-vjeçari kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse, ndërsa 46-vjeçari kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra, pa lejen përkatëse.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike, të zëna në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e policis137.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon sërish, për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksione. Gjithashtu, ftojmë pushuesit që nëse marrin dijeni për një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.
Top Channel