“Diçka e veçantë po ndodh”, Arsenali prezanton përforcimin e radhës

14/07/2023 16:54

Jurrien Timber është goditja e radhës e Arsenalit në merkato. Drejtuesit e nënkampionëve të Anglisë, nuk po përmbahen dhe po shpenzojnë shumë për përforcimin e skuadrës së Mikel Artetës.

Me objektivin për t’u rikthyer në majën e Premier League pas 20 vitesh. Timber luan si qendërmbrojtës, por mund të aktivizohet edhe në krahun e djathtë të prapavijës.

Arsenali gjeti gjuhën e përbashkët me Ajaxin për shumën 34 mln paund. 22-vjeçari u rrit tek Ajaxi, debutoi me skuadrën e parë dhe mbërriti deri në kombëtaren e Holandës (15 ndeshje).

Tani është gati të provojë veten në kampionatin më të fortë në botë. “Jemi të emocionuar që Jurrien është bashkuar me ne. Ai është një mbrojtës i ri dhe i gjithanshëm.

Një futbollist që do i shtojë kualitetin skuadrës sonë. Edhe pse në moshë të re, ai ka arritur shumë. Ka fituar trofe me Ajaxin dhe ka përvojë në ndeshjet ndërkombëtare”, deklaroi trajneri Mikel Arteta.

Pas Kai Havertz dhe Jurrien Timber, lojtari i radhës që pritet t’i bashkohet Arsenalit është Declan Rice. Kapiteni i West Ham, i cili do të kthehet në më të shtrenjtin në historinë e Premier League (105 mln paund).

Jam rritur në Utrecht, aty ku të gjithë ëndërronim të bëheshim futbollistë. Shihja ndeshjet me vëllanë tim kur isha i vogël, dhe dëshiroja të luaja një ditë me një nga skuadrat më të mirë në botë.

Dhe kisha ndjesinë se do të bëhej fjalë për një skuadër që luan bukur, një klub që ka vlera të vërteta, që rrit talente dhe ka një lidhje ta pathyeshme me tifozët.

Dhe tani që ndodhem këtu, unë ndihem si në shtëpinë time. Diçka e veçantë po ndodh këtu. Dhe unë dua të jem pjesë e kësaj. Tani, le të nisim nga puna”, deklaroi Timber.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA