Revoltën për largimin e kryeministrit Rama në Kuvend, Berisha e vijoi edhe jashtë sallës së seancës plenare. 

Pas votimit që i hapi rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt, Berisha tha për gazetarit se Rama u largua nga seanca pasi sipas tij, kishte frikë semos pyetej lodhur me Ahmetajn.

Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysëm ishte meite. Shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti, pati frikë se do e pyesnim. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, nuk e keni idenë sa shumë janë. Klotilda, që bënte amendamente personale për Tiranën, etj, etj. E vërteta është se për ta sot, i akuzuar nuk ishte Ahmeti, por Ahmeti ishte prokurori i tyre.”-tha Berisha.

Kuvendi votoi me 117 vota pro heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish. zv. kryeministrit. 120 deputetë ishin prezent, 117 votuan pro, asnjë kundër dhe tre abstenuan. Ky ishte hapi i fundit që i takonte kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi do njoftojë SPAK për vendimmarrjen dhe më pas do bëhet botimi në Fletoren Zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA