Edhe pse ishte i pranishëm në seancën e posaçme plenare për Arben Ahmetajn, Kryeministri Edi Rama u largua pak pasi mori fjalën Sali Berisha.

Rama u kthye të votonte pro hapjes rrugë të SPAK për arrestimin e ish-zëvendësit të tij, ndërsa nuk foli në Kuvend e as nuk u prononcua për mediat.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se për këtë çështje do të flasë pasdite në orën 18:30.

Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend.”– shkruan Rama.

 

Kuvendi votoi me 117 vota pro heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish. zv. kryeministrit. 120 deputetë ishin prezent, 117 votuan pro, asnjë kundër dhe tre abstenuan. Ky ishte hapi i fundit që i takonte kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi do njoftojë SPAK për vendimmarrjen dhe më pas do bëhet botimi në Fletoren Zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA