Amritsar, qyteti indian i bujarisë ku askush nuk mbetet i uritur (fotogaleri)

14/07/2023 17:16

Kryeqendra e fesë indiane Sikh, qyteti verior i Amritsar njihet për frymën e tij të bujarisë, teksa Tempulli i tij i Artë shërben rreth 100,000 vakte ushqimi falas në ditë.

Amritsar është një qytet prej rreth 2 milionë njerëzish, i famshëm për kuzhinën e tij, rrënjët historike dhe Tempullin e mrekullueshëm të Florinjtë, që është vendi më i rëndësishëm i fesë vendase Sikh.

Por përsëri ajo e dallon vendin, si në rrugë apo në tempull, është fryma e pabesueshme e bujarisë që ka të bëjë me vetë motivin e krijimit të qytetit.

Amritsar u krijua në shekullin e 16-të nga një guru i fesë Sikh, në rajonin e Punxhab.

Ky besim njihet për traditën e tij të njohur si ‘seva’ – bamirësia e dhënies për të tjerët pa pritur asgjë reciproke.

Besimtarët sikh në të gjithë botën bëjnë ‘seva’ në tempujt e tyre ‘gurudwaras’ duke pastruar dyshemetë, duke shërbyer ushqim për të varfrit ose shërbime të tjera në tempull. Të tjerë kryejnë ‘seva’ në jetën private në formë aktesh bamirësie.

“Emri tjetër për ‘seva’ është ‘dashuri’,” thotë 23-vjeçari Abhinandan Chaudhary, i cili e ka traditë atë që kur ka qenë i vogël me familjen e tij.

“Një nga mësimet e përhershme është se personi duhet të mbetet i fshehtë dhe vetëmohues, apo e thënë ndryshe ‘nëse bën seva me dorën e majtë, e djathta nuk duhet ta dijë.”

Vendi është përshkruar shpesh si një mënyrë rifreskuese jetese, në një botë gjithnjë e më të individualizuar e kapitaliste.

Megjithse tradita e Amritsar është përhapur dhe në vende të tjera të botës, këtu realizimi i seva ngrihet në një tjetër nivel. Në të gjithë Indinë dihet se asnjë nuk mund të mbetet i uritur në Amritsar. Kjo pasi aty ka një vakt të ngrohtë për këdo që e dëshiron në tempullin e florinjtë, vendi kryesor i fesë indiane Sikh.

Në Tempullin e Florinjtë ka një kuzhinë gjigante falas, që shërben rreth 100,000 njerëz në ditë, ku është i mirëpritur kushdo, pa dallim, nëse ka nevojë për strehim ose ushqim.

Kuzhionieri i njohur indian në New York, Vikas Khanna, që ka shpërndarë miliona vakte ushqimi këtu, tregon: “Unë kam lindur në Amritsar dhe aty ka një kuzhinë aq të madhe sa mund të hajë i gjithë qyteti”.

Tempulli i Florinjtë menaxhohet në mënyrë të përkryer vetëm nga një numër i madh vullnetarësh që shërbejnë ushqimin e thjerëzave, e bukës çapatis, gjellës së bizeleve dhe kosit, në dyshemenë e sallës gjigante.

Çdo 15 minuta vullnetarët pastrojnë sallën dhe e bëjnë gati për grupin e ardhshëm të ngrënësve në një cikël pambarim shërbimi e ushqimi.

Tradita e ‘seva’ e mirëpritjes dhe e pranimit të besimtarëve Sikhs është dëshmi e bujarisë së tyre dhe qyteti e ka rrënjosur këtë ndjesi në mënyrë ekzemplare. Në Amritsar, sado i errët të duket realiteti, gjendja shpirtërore ngrihet lart nga fryma e dashamirësisë, dashurisë e bujarisë njerëzore.

FOTO GALERI
1/7
Tempulli i tij i Artë shërben rreth 100,000 vakte ushqimi falas në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA