Carloz Alcaraz është i destinuar për të shkruar historinë e tenisit teksa në moshën 20-vjeçare mbërrin në të parën finale të Wimbledon.
Tenisti spanjoll mposhti në tre sete me shifrat 6-3, 6-3, 6-3 numrit tre të botës, Daniil Medvedev. Alcaraz dominoi në të gjithë ndeshjen ndërsa vuajti deri diku në setin e tretë aty ku tenisti rus tentoi të qëndronte në lojë dhe ta rihapte atë.
Megjithatë, Alcaraz e mbylli ndeshjen me një pikë fantastike duke lënë të shtangur Medvedev dhe tashmë të dielën në finale do të tentojë një tjetër mrekulli kundër favoritit, Novak Djokovic. Në prononcimin pas sfidës, Alcaraz e theksoi se do të përballet pa frikë me tenistin serb ndërsa shtoi se po përjeton një moment fantastik, si në ëndërr.
“Për mua është një ëndërr, ende nuk e besoj. Ajo që mund të them është se po e shijoj shumë këtë periudhë dhe do të vazhdoj të stërvitem. Seti i tretë, sa sfidues ishte? Ishte e vështirë ta mbyllja ndeshjen dhe duhej të jesh gjith kohën i fokusuar. Medvedev luajti mirë dhe nuk donte të humbiste.
Finalja kundër Djokoviç? “Të gjithë e njohin kush është, por do të luftoj. Besoj te vetja, dhe e di që në Centre Court Djokoviç është i pamposhtur në Wimbledon prej vitit 2013, por jam gati. Bëhet edhe më speciale kundër Djokovic, por nuk është koha të kem frikë”, u shpreh Alcaraz./ Super Sport
Top Channel