Dy fëmijë janë plagosur këtë pasdite në Fier, pasi makina me të cilën udhëtonin u përfshi në aksident.

Ngjarja ka ndodhur orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet tip “Opel” dhe një tjetër makinë tipë “Volkswagen”.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen” dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç.

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të trefishtë, ndërkohë që pritet ekspertiza e grupit hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA