Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, 5 anëtarët e PD: Vlerësojmë integritetin e prokurorëve, dje morëm dosjen ‘Balluku’, por…
Kreui Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar me ngulm që Arben Ahmetaj të ishte në seancë për tu përgjigjur pyetjeve të opozitës.
Në fjalën e tij në seancë, Bardhi pyeti kryetaren e Kuvendit për vendndodhjen e Ahmetajt, informacion të cilin Nikolla tha se nuk e dispononte.
Bardhi: Para se të filloj me raportin, deklaruat se është njoftuar Ahmetaj, a ka informacion mbi arsyet e zotit Ahmetajt në seancë dhe ku ndodhet ai gjatë ditës së sotme. E them për efekt procedure e dje u bëtë zëdhënës i të drejtave të Arben Ahmetajt. Do duhet të verifikoni ku ndodhet zoti Ahmetaj dhe cila është arsyeja e mungesës së tij.
Nikolla: Nuk kam asnjë informacion e kemi njoftuar në të gjitha rrugët zyrtare. Është e drejtë e tij, nuk është detyrim.
Bardhi: Propozoj që kryeministri të vij në seancë dhe të na japë përgjigje. Meraku juaj për procesin e rregullt ligjor, a ishit ju zëdhënësit e Ahmetajt. Nëse është i shtruar në spital, ne e presim shtyjmë seancën. Meqenëse se Z.Ahmetaj u fsheh si Edi Rama, unë do vazhdoj me raportin se interesi i opozitës është dhënia e autorizimit dhe për të identifikuar vrimën ku Edi Rama ka fshehur Ahmetaj.
Sot mbahet seancë e posaçme në Kuvend për heqjen e mandatit të ish zv. kryeministrit, Arben Ahmetaj, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK i kërkoi disa ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë PS pranoi kërkesën e opozitës që seanca të zhvillohej sot.
Top Channel