Lirohet nga gjykata e Lezhes Redion Hysa i dyshuar, për vrasjen e efektivit te FNSh-së Xhuliano Prela.
Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar 20 vite burgim për Hysen, por kjo pretencë është rrëzuar nga gjykata e Lezhës, duke e lënë të lire dhe shpallur të pafajshëm Redion Hysën.
Ndërkohë, për vrasjen e Prelës është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg Nikoll Sherniku. Ai u shpall fajtor për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.
26-vjeçar u ekzekutua në dhjetor të vitit 2020, ndërsa kthehej nga Tirana në drejtim të banesës së tij. Atij iu bë pritë nga një automjet nga ku u qëllua tre herë, ku një prej plumbave e kapi të riun në trup dhe i shkaktoi vdekjen.
Xhuliano kishte dalë nga shtëpia e tij pas një telefonate të marrë ndërsa në autostradë autorët e kanë ndaluar dhe i kanë nxjerrë pistoletën. Polici sapo e ka konstatuar është munduar të largohet, por një plumb e ka kapur ne trup.
Automjeti i tij përfundoi në një parcelë aty pranë, gjë e cila bëri që në fillim kjo ngjarje të raportohej si një aksident. Gjatë kontrolleve në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja dhe një celular.
Prela, me origjinë nga Puka ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të.
Top Channel