Suedia një hap pranë NATO-s! Turqia hoqi veton, Hungaria sinjalizon një vjeshtë “të artë”

13/07/2023 23:22

Hungaria ka sinjalizuar se mund të ratifikojë ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n në vjeshtë, ndërsa një anëtar i partisë në pushtet tha se vendimi i Turqisë për të mbështetur ofertën e Suedisë i hapi derën forcimit të aleancës në një kohë nevoje. 

Zsolt Nemeth tha se nuk kishte nevojë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit më shpejt për të miratuar vendimin, pasi miratimi turk do të vinte më vonë. 

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka vonuar ratifikimin, por ministri i Jashtëm hungarez tha në fillim të këtij muaji se Budapesti nuk do ta vononte procesin nëse Turqia tërhiqte kundërshtimin e saj, gjë që bëri të hënën.

Ne do të fillojmë punën në mes të shtatorit,” tha zoti Nemeth, kreu i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit hungarez për transmetuesin privat InfoRadio. 

“Nuk ka nevojë të lëvizim më shpejt pasi presidenti turk Tajip Erdogan nuk do ta përcjellë ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO në parlamentin turk derisa ai të rihapet në vjeshtë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA