“S’kam bredhur për qejf”/ Gjinkuri për përfshirjen në dosjen e Ahmetajt: Nuk ka asnjë shkelje ndaj meje

13/07/2023 12:22

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste është distancuar nga dosja e SPAK për Arben Ahmetaj.

Gjinkuri u shpreh se akuzat ndaj tij janë për qëllime politike dhe nuk ka asnjë provë që tregon paligjshmëri në 2 udhëtimet e tij.

Ai tha se disponon faturat e udhëtimeve me Ahmetajn të cilat ishin për çështje pune.

“Qëndrimet i kam bërë publike në Komision Hetimor. Rast pas rasti gjithkush do përdorë emrin tim për të ngritur kauza politike. Udhëtimet e pretenduara, dy janë, ka dokumentacion përkatës, janë në dijeni, nuk kam pse bëj debat publik. Janë të deklaruara, nuk kam shkuar as për qejf e as s’kam bredh. Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë. E kam shpjeguar rolin, nuk ka dalë dikush të citojë një shkelje ligji. Çdo ministër përgjigjet për atributin e zyrës që përfaqëson. Secili ministër e ushtron funksionin, këto janë ato që dua të them mos e bëni sikur po hetojmë pacientin zero. Bëhet fjalë për akte zyrtare dhe pasoja konkrete.

Me Arben Ahmetajn kamë bërë udhëtime, si koleg, si ministër. I keni faturat atje, keni gjithçka atje. Aty janë dokumentat, kur të thirrem do të jap shpjegimet. Kam zbatuar ligjin, akuzat politike ka vite që ngrihen ndaj meje, i kam sqaruar. Është shumë vapë tani dhe ju duheni këtu.“-tha Damian Gjiknuri.

Ndërkohë, sipas dokumenteve të publikuara nga PS nga urdhri i shërbimit, rezulton se Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë në atë kohë do të zhvillonte një shërbim në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të merrte pjesë në një sesion shkencor në Harvard.  “Ministria e Energjisë dhe Industrisë merr përsipër pagesën për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të udhëtimit, akomodimit, dietat, siguracionin shëndetësor”-thuhet në autorizim.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA