Shefi i prodhimit bërthamor të Rusisë: Duhet të jesh komplet idiot për të hedhur në erë uzinën e Zaporizhzhia

13/07/2023 16:25

Shefi i prodhimit bërthamor të Moskës, Likhachev deklaron se do të “duhet të jesh komplet idiot” për të hedhur në erë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Duke iu kundërvënë pohimeve të Ukrainës se Moska kishte komplotuar për të hedhur në erë centralin e pushtuar nga Rusia, Alexei Likhachev, tha se vetëm një “idiot” do ta bënte një gjë të tillë të pamatur. Drejtori i përgjithshëm i korporatës shtetërore bërthamore të Rusisë, Rosatom, i tha televizionit shtetëror: “Ata që donin të organizonin një lloj provokimi atje janë ekspozuar.

“Duhet të jesh komplet idiot për të hedhur në erë një central bërthamor ku punojnë tre mijë e gjysmë njerëz, duke përfshirë një numër shumë të konsiderueshëm njerëzish nga e gjithë Rusia”.

Kievi ka thënë se forcat ruse kishin planifikuar të hidhnin në erë termocentralin, të cilin e kapën menjëherë pas fillimit të pushtimit të vitit të kaluar. Ekspertët bërthamorë kanë përmendur vazhdimisht shqetësimet e sigurisë mbi frikën e një fatkeqësie të mundshme bërthamore për shkak të granatimeve pranë uzinës.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha dje se nuk kishte parë asnjë minë apo eksploziv gjatë një inspektimi, megjithëse ishte ende duke pritur për qasje në çatitë e reaktorëve numër 3 dhe numër 4. IAEA ka thënë vazhdimisht se uzina nuk duhet të përdoret për ruajtje ose si bazë për armatim të rëndë.

Likhachev tha se inteligjenca ruse dhe informacioni nga të burgosurit ukrainas të kapur tregonin se Ukraina në fakt kishte plane për të goditur termocentralin bërthamor duke fajësuar vazhdimisht Rusinë për sulmin. Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte pretendimet e asnjërës palë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA