Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka ndarë një mesazh në rrjete sociale pas samitit dy ditor të NATO-s të mbajtur në Vilnius të Lituanisë.

Në fokus të bisedimeve, Xhaçka tha se ishin rikonfirmimi për mbështetjen politike për Ukrainën, ku tha se Shqipëria ka rikonfirmuar angazhimin ndaj vendit që ndodhet nën pushtimin e Rusisë.

Xhaçka tha se u vendos themelimi i Këshillit të NATO-s Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën  ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.  Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO. Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën  dhe Bosnje Hercegovinën.
Gjithashtu theksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë  për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina , Gjeorgjia dhe Moldavia  të prekur nga situata aktuale e sigurisë.“-shkruan Xhaçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA