26/12 12:35
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO do të “krijojë tensione të mëtejshme në skenën botërore”.
Megjithëse nuk ishte “kundër garancive të sigurisë” për Kievin, Putin shtoi se ai nuk do t’i pranonte ato “në çmimin e sigurisë së Rusisë”.
Presidenti rus theksoi se ofrimi i armëve të reja për Ukrainën do të “përshkallëzonte më tej” konfliktin dhe “thjesht do të përkeqësonte situatën”.
Më parë, Putin kishte zgjedhur të mos përmendte samitin e NATO-s në një fjalim në një forum teknologjik.
Top Channel