Nga samiti i NATO-s i pyetur për çështjen Beleri kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përgjigjur i prerë duke thënë se çështja duhet zgjidhur menjëherë.
“Me homologun tim shqiptar, zotin Rama, e ritheksova edhe një herë se kjo çështje është një çështje që duhet zgjidhur. Është çështje e shtetit të së Drejtës, dua ta theksoj këtë, kur një kryetar i zgjedhur burgoset pa akuza të vlefshme dhe mbahet në burg pa pasur mundësi të betohet.
Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në një vend që e ka vendosur shtetin e së Drejtës Europiane në krye të reformave që dëshiron të bëjë për t’iu afruar Bashkimit Europian.
Mendoj se mesazhi im ishte i qartë: respektoj pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, nga ana tjetër mendoj se të gjithë e kuptojmë se kjo çështje duhet të zgjidhet shpejt.”-ishte ky mesazhi i Mitsotakis nga Lituania.
Top Channel