Largimi i Ahmetaj/ Berisha: Figura e dytë e narkoqeverisë është arratisur! E përcolle ti Damian në Kakavijë

13/07/2023 10:51

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reguari revoltuar në Kuvend largimin nga vendi të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Berisha e cilësoi si rastin më të turpshëm dhe më të jashtëzakonshëm në historinë e një vendi, duke e quajtur atë si figurën e dytë të narkoqeverisë.

“Mblidhemi në këtë seancë pasi ka ndodhur akti më i turpshëm, më i pashembullt, më i jashtëzakonshëm në historinë e një vendi. Figura e dytë e narkoqeverisë është arratisur. Ky është raporti juaj me drejtësinë. Ky është akti më i turpshëm. Pasi ka vjedhur dhe vetëm vjedhur, pasi ka mbushur baulet duke vjedhur më të varfrit e Shqipërisë, ia mbath. Kryen aktin më të ulët, më të turpshëm të një hajduti ordiner.

A jeni ju të vetëdijshëm se ç’do të thotë kjo për një zyrtar, për një deputet,për një ministër? Si reagoni në këtë mënyrë?

Unë nuk dua t’u them se jeni “Ahmetaj” sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit kolektiv, por faji kolektiv ekziston në doktrinë, në realitet. Faji kolektiv është në vend që të ndalemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje që tejkalon çdo përmasë, një njeriu që ia serviret shqiptarëve si zëvendësi i Edi Ramës, ikën në mënyrën më të turpshme”, tha Sali Berisha.

Berisha dha deklaratë duke thënë se deputeti i PS Damian Gjiknuri e ka ndihmuar Ahmetajn në Kakavijë. ndërsa përmendi edhe Taulant Rrajën se e ka informuar të ikte.

“E informuat që të ikte, sepse katër orë para se të vinte njoftimi te parlamenti, ai ishte në Kakavijë. E përcolle ti Damian apo jo atje? Se dikush e përcolli atje.Çfarë është ky reagim? Ti Taulant Rraja, e informove Xhaferrin të ikte?” tha Berisha.

“Në vend që të dilni këtu kokulur, t’u kërkoni të falur shqiptarëve, a keni ju moral, cipë shtetari, zyrtari, përfaqësuesi. Mbaroi koha, por nuk mbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie”, përfundoi Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA