Inter nuk heq dorë nga Lukaku, i prezanton Chelsea-t ofertën e dytë për belgun

13/07/2023 12:09

Inter vazhdon përpjekjet për t’i rikthyer Romelo Lukakun trajnerit Simone Inzaghi.

Sipas raportimeve të medieve britanike, klubi “zikaltër” i ka paraqitur klubit londinez ofertën e dytë prej 30 milionë euro plus bonuse.

Interi tashmë është në pritje të përgjigjes nga “blutë” e Londrës, në orët në vijim dhe shpreson se do të mjaftojë për ta rikthyer belgun në Milano.

Për Lukakun pati interesim edhe nga Juventus, por sulmuesi e bëri të qartë që kërkon vetëm kalimin te Inter. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA