Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në emisionin Top Story tha se ish zv. kryeministrin, Arben Ahmetaj e ‘tradhtoi’ telefoni blackberry, i cili u gjet në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij.

Ao theksoi se telefoni ishte i fikur, por FBI-ja shqiptare ka kthyer bisedat që janë zhvilluar mes ish ministrit dhe personave të tjerë.

Duma: Si kanë hyrë tek banesa që i çoi tek blackberry?

Hoxha: Menjëherë pasi ndodhi denoncimi publik  investigimi i gazetarëve të Inside Story, pak orë më vonë me kërkesë të Altin Dumanit dhe Enkelejda Millonait, agjentët e BKH-së, që duhen FBI-ja shqiptare, aty është instaluar një bërthamë elektronike, se diskutimi është si është e mundur të zbërthehet një telefon blackberry. Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Izraeli, një nga bërthamat më të investuar nga amerikanët dhe BE. Agjentët e BKH janë trajnuar, ajo që thotë populli shqiptar e kap me lepur e me qerre. Të pandehurit e të dyja dosjeve gjithmonë kanë thënë përse çështjet nuk bashkohen.

Duma: Po të mos ishte blackberry?

Hoxha: Do të kishte veprime të tjera.

Hoxha: Në vilën në Hamallaj u gjet një telefon blackberry i cili ishte i fikur. Ata rikthejnë çdo komunikim të mundshëm të këtij telefoni. Aty gjenden biseda me nofka apo jo të Ahmetajt dhe biznesmenëve dhe vërteton çdo njohje dhe hedh poshtë pretendimin e Ahmetajt se nuk i njihte. Ata kanë gjurmuar dhe kanë marrë dëshmi, shqip shqip deri ata që kanë shtruar pllakat e pallatit të Shallvareve që i përket Ahmetajt apo kanë kryer shërbime të tjera. Janë marrë në pyetje biznesmenë shumë të fuqishëm, katër prej tyre janë shumë të fuqishëm në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm.  Janë sekuestruar nga blackeberry që janë pjesë tjetër hetimi, janë sekuestruar tendera që dyshohet se Ahmetaj mund të ketë influencuar për dhënien e tenderave ndoshta në fushën e ndërtimit për të ndihmuar disa biznesmenë që u janë sekuestruar shkresat dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA