Faqe e re në raportet greko-turke, mesazhet e Mitsotakis dhe Erdogan nga samiti i NATO-s

13/07/2023 12:23

Pasi kanë fituar zgjedhjet në vendet e tyre, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan kanë rënë dakord nga samiti i NATO-s se Greqia dhe Turqia do të rifillojnë bisedimet dhe masat e ndërtimit të besimit, duke folur tashmë për një “klimë të re pozitive”, pas më shumë se një viti tensionesh mes dy kundërshtarëve historikë.

“Ramë dakord se duhet të ndërtojmë mbi zhvillimet pozitive të muajve të fundit. Pas tërmeteve në Turqi dhe pas mbështetjes praktike të dhënë nga qeveria greke dhe shoqëria greke gjatë tërmetit për popullin turk, besoj se shumë gjëra kanë ndryshuar në psikologjinë e marrëdhënies sonë. Takimi ynë i sotëm ripohoi disponimin, si nga ana ime , ashtu edhe nga presidentit Erdogan, për një rifillim të ri përsa i përket marrëdhënieve greko-turke, por edhe për një hartë rruge ,një udhërrëfyes më të qartë se si do të ecim në muajt e ardhshëm”, shprehet Mitsotakis.

Sipas kryeministrit grek tre akset e bashkëpunimit që u vendosën në Vilnius në takimin  e parë të tyre nga marsi i kaluar  dhe që zgjati më shumë se protokolli, ishin vazhdimi i dialogut politik, nën drejtimin e ministrave të jashtëm, masat për ndërtimin e besimit dhe rifillimi i një agjendë pozitive mes dy palëve. Në tryezë do të hidhen çështjet e rëndësishme dhe me peshë gjeopolitike, si përcaktimi i zonave detare, ZEE dhe shelfit kontinental, në Egje dhe në Mesdheun Lindor, duke hapur kështu një faqe të re në marrëdhëniet greko-turke.

“Kjo, për Zotin, nuk do të thotë se problemet e rëndësishme që kemi me Turqinë janë zgjidhur në mënyrë magjike, por mendoj se tregon gatishmërinë e të dy lidershipeve për t’iu qasur kornizës së marrëdhënieve tona me një perspektivë më pozitive dhe këtë mbaj si përfundimin më të rëndësishëm të takimit të sotëm”, tha Mitsotakis.

Dy aleatët e Natos kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh, si shefin kontinental,  burimet e energjisë, fluturimet mbi detin Egje dhe armatosjen e ishujve grekë, Qipron e ndarë etnikisht .

Duke theksuar se hapet një faqe të re në marrëdhëniet greko-turke, Mitsotakis dhe Erdogan ranë dakord që takimi i radhës i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi të zhvillohet në vjeshtë në Selanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA