De Ketelaere me valixhet gati/ Aston Villa ofron 25 mln euro, Milan kërkon më shumë

13/07/2023 11:31

Pas një viti te Milan, e ardhmja e Charles De Ketelaere është në një udhëkryq të madh.

Belgu u prit me shumë entuziasëm te “Djalli”, madje u pa si një “trashëgimtar” i Kaka, por në fund nuk bindi, duke bërë që “kuqezinjtë” t’i tregojnë derën.

Sipas raportimeve të medieve italiane, interes për mesfushorin ka shfaqur Aston Villa, me klubin anglez që është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e De Ketelaere.

Megjithatë kjo shifër duket se nuk i mjafton Milan-it, me italianët që duan të paktën të rekuperojnë shpenzime e bëra për 22-vjeçarin./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA