Eksperti i ekonomisë Pano Soko gjatë diskutimit në “Top Story” për çështjen e inceneratorëve, mega-aferë për të cilën akuzohet si i përfshirë ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se për Inceneratorin e Fierit pagesa u bë nga buxheti i shtetit pa nisur puna akoma.
Soko u shpreh se përgjatë dy viteve, teksa pagesa fillimisht u vendos të bëhej nga shteti përfundoi duke u paguar nga ky i fundit, ka kaluar për dy vite me radhë në llogarinë e kompanisë.
“Pagesa fiktive për punë të pakryera, janë tre pagesa, 20 të tjera duhet të verifikohen pasi kanë lidhje me subjektin. Tre milionë ishin paguar për gjëra që nuk kishin fare lidhje me inceneratorin. Ministria e Financave i bën pagesa, pra buxheti i shtetit paguan. Inceneratori i Fierit, ka pasur një konflikt për vendin ku do të bëhej.
Përgjatë këtyre dy viteve, ngaqë ne duhet t’ia paguanim pasi të kishte mbaruar punën, ne ia kemi paguar përpara. Kur nuk kishte hedhur një tullë. Çdo muaj pagesa kalonte në buxhetin e kompanisë për dy vite. Vendimi i qeverisë ka qenë që në fillim u nis me shkresë, që nuk do të paguante asgjë, e më pas përfundoi duke e paguar me vendim qeverie.
Në 2015 shpallën një emergjencë mjedisore, sajuan një ngjarje për mbeturinat. Tani ne e kemi pas 8 vitesh Inceneratori i Fierit nuk ka mbaruar. Do ta bënte investimit me paratë e veta e bëri me të shtetit dhe ende nuk ia ka kthyer”, tha eksperti ekonomisë.
Top Channel